Sporting +8, Porto e Benfika bien nga “kali”

Tifozët ëndërrojnë për një titull që i mungon ekipit që nga viti 2002.

Sporting Lisbonë në Portugali, këtë edicion, po i kalon parashikimet. Pas 18 javëve në kampionat, falë ecurisë fantastike të ish ekipit të Kristiano Ronaldos, me shumë gjasë do të thyejnë hegjemoninë e dy gjigandëve portugeze Benfika dhe Porto.

Emanuel Ferro dhe Ruben Amorin, dy trajnerët e ekipit nga Lisbona, kanë ditur të vënë në efiçencë një grup futbollistësh të udhëhequr nga lojtarë si Nuno Santos, Tiago Tomash, Pedro Gonçvales, Sebastian Koates (dy gola dje) etj.

Fitorja djeshme ndaj Gil Viçente (1-2) e ka katapultuar Sportingun në krye me 8 pikë më shumë se Porto dhe 11 pikë më shumë se Braga dhe Benfika.

Tifozët luzitanë bardhjeshilë kanë nisur të ëndërrojnë për një titull që i mungon ekipit që nga viti 2002.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!