Klop humb të ëmën, Gjermania nuk lejon hyrjen e teknikut

E ëma e Jurgen Klop ndërron jetë në moshën 81-vjeçe. Por edhe pse një rast i tillë ka afruar dhimbje për teknikun e Liverpul, ajo që e ka shtuar dozën e mërzisë duket se lidhet me faktin që Klop nuk ia ka dalë të udhëtojë drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.

Prej javësh Gjermania ka bllokuar hyrjen e personave nga Britania e Madhe, për shkak të situatës së rënduar nga Koronavirusi dhe në këtë rast nuk bën përajshtim as Jurgen Klop.

Ajo ka qenë gjithçka për mua. Një mama e vërtetë, në kuptimin e plotë të fjalës. Si një e krishterë e devotshme, e di që ajo është në një vend më të mirë tani dhe për shkak të kohëve të tmerrshme që po jetojmë, nuk kam udhëtuar drejt Gjermanisë. Megjithatë sapo të lejohet qarkullimi, do t’i bëjmë një ceremoni përkujtimore të denjë për të”, u shpreh Juregn Klop.

Sakaq klubi i Liverpulit u solaridizua menjëherë dhe i shprehu ngushëllimet trajnerit gjerman me himnin zyrtar “You will never walk alone”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!