Skaneri i Mustës: Pse të mos pretendojmë

Dje kishte ditën e lindjes (29 vjeç) ndërsa fitorja me Teutën duket se i ka shijuar më shumë se kurrë. I ftuar në ‘ Sport News Plus’, Emiljano Musta mbrojtësi bardhezi u shpreh se edhe laçi duhet llogaritur në luftë për titullin kampion.

“Kishte rëndësi vetëm rezultati dhe jo loja e bukur, nëse Teuta do të fitonte ose do të dilnim barazim do të ishim shumë të shkëputur.

Titulli?

“Presidenti dhe trajneri nuk është se na e kanë kërkuar, por kur pretendojnë skuadra të tjera pse mos të pretendojmë dhe ne.Kushtet i kemi, lojtarët në të gjitha repartet i kemi dhe me eksperiencë dhe pse jo mos të pretendojmë titullin.”

Hapat e gabuar?

“Duke menduar që kemi barazuar me Skënderbeun apo humbjen ndaj Apolonisë dhe ndaj Kastriotit, mund të kishim marrë më shumë. Por gjithsesi ka ende pikë dhe kampionatin është ende i gjatë.”

Vllaznia?

“Vllaznia nuk është pa meritë. Nuk është ekip që duhet patur frikë, por s’është i pamundur të mposhtet. Tirana ishte ekipi më i fortë, por ka shkuar pas. Partizani po luan mirë. Teuta është kundërshtari më i fotë për mua”,ndër të tjera…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!