Xhaferi: Partizani na dominoi, do ketë premio

Alban Xhaferi, sponsori i Vllaznisë, pas ndeshjes Partizani-Vllaznia 0-0 në “Elbasan Arena” për javën e 17-të, tha se Vllaznia e tij ishte me fat sot pasi të kuqtë u ndalën nga terreni.

Me gjasë i referohet dy topave të adresuar drejt portës së Zogoviç dhe që lluci nuk lejoji sferën të përparonte. ‘Vllaznia do të jetë dinjitoze deri në mbyllje të kampionatit’ ecën kreu kuqeblu i cili shtoi se do japë premio edhe për barazimin.

Flet Xhaferi:

“Me thënë të drejtën u bë një pjesë e parë e bukur nga ana jonë, por Partizani e ktheu lojën. Për mua ishte një ndeshje e hapur, por kushtet atmosferike e kushtëzonin zhvillimin e një futbolli të bukur. Mund të them se në fund ishte një rast i pastër për Partizanin, por deshi Zoti nuk përfundoi në rrjetë.”

Mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë dhe tani presim ndeshjen e radhës për të luftuar fort dhe për të mbyllur fazën e dytë sipas objektivave.

 Premio për barazim? “Pa diskutim, lojtarët kanë derdhur djerë. Bënë një lojë të bukur dhe do e shpërblejmë edhe barazimin. Edhe ai është një rezultat i mirë”.

Diferenca 9 pikë? “Ne jemi llogaritë të këqij, siç e ka thënë edhe trajneri, ndaj nuk duhet të merremi me pjesën e pikë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vlerësojmë çdo ndeshje, në mënyrë që të arrijmë objektivat. Gjithmonë edhe diferenca ngroh, por pa fluturuar.

“Ne ia kemi bërë hyzmetin në maksimum, po bëjmë një lojë shumë të ndershme. Trajneri dhe lojtarët po arrijë një sukses të merituar. Deri në fund Vllaznia do ecë deri në fund duke luftuar me dinjitet dhe ndershmëri”, tha Alban Xhaferi pas ndeshjes në Elbasan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!