Shehi në debutim: Pikët domosdoshmëri

Orges Shehi do të debutojë në krye të Tiranës. Durrsaku 43 vjeçar, e mori ekipin kampion pak ditë më parë duke zevëndësuar Nevil Deden që braktisi skuadrën 15 minuta para se të luhej Tirana-Laçi. Do ti duhet të kalojë Apoloninë nesër në ‘Loni Papuçiu’. “Pikët janë domosdoshmëri”, thotë tekniku.

Shehi:

Ditët në dispozicion kanë qenë e pakta, por besoj se mjaftojnë për të shpjeguar dhe kërkuar atë që duam të bëjmë gjatë ndeshjes. impenjimi i skuadrës ka qenë në maksimum. Kur vjen një trajner i ri, kërkon të implementojë atë që ai mendon.

Do kemi në fushë edhe lojtarë që janë kthyer nga dëmtimi, pa dashur t’i rëndojmë. Ndaj Apolonisë është e vështirë. Nuk ka kundërshtar të lehtë, Apolonia i ka marrë pikë edhe të fortëve. Kemi kundërshtarë pishtë nesh në klasifikim, por ne duam të ngjitemi në renditje dhe fitorja na bën mirë.

Pak ditë na ndajnë nga merkato, ka interesim për Muçin, por asgjë konkrete. Ardhjet në merkato kanë kualitet, por do shohim në vijim, duke i përshtatur minutazhin e duhur, ngaqë nuk janë aktivizuar shumë. Ka edhe tre ditë nga mbyllja dhe është e vështirë të gjesh lojtarë.

Nuk pres ardhje në këto ditë të fundit. Psikologjia është e rëndësishme. Kam biseduar edhe tek e tek me lojtarët dhe e kuptoj gjendjen e tyre. Ata mezi presin të rikthehen. Janë kampionë dhe duan të rikthehen”,  Shehi trajner.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!