Martini: Jemi top, vetëm Vllaznia na ka dominuar

Edi Martini, i cili foli për sfidën e nesërme mes Laçit e Teutës. Tekniku shkodran i durrsakëve, beson se skuadra e tij do të jetë produktive ndaj kurbinasëve duke theksuar se grupi ka gjëndje dhe se vetëm Vllaznia i ka dominuar. Për merkaton u shpreh se nëse do vijë dikush, do jetë lojtar i cilësisë së lartë.

Martini:

“Laçi ka ekip të fortë megjithëse nuk ka marrë shumë rezultate. Si çdo ndeshje tjetër, edhe kjo është e vështirë. Kjo nuk është ndeshje shumë kyçe, por si të gjithë të tjerat sepse na duhen pikët. Formacioni? Pak e shumë e kam në mendje kush do jetë nesër në fushë nga minuta e parë. Gëzojmë formë të mirë.

Barazimi me Partizanin nuk na ka lënë shije të mirë, por besoj se kemi bërë stërvitje intensive dhe djemtë po bëjnë mirë. Këtë javë do na bashkohet edhe Plaku me ekipin. Gjendja është mjaft e mirë. Si në sulm, si në mbrojtje dhe të veprojmë të gjithë si ekip. Natyrisht kërkohen më shumë gola, duke pasur parasysh cilësinë e lojtarëve sulmues.

Nga ndeshja në ndeshje presim që ata të shënojnë dhe të jenë më të sigurt e më të lirë. I kemi të gjithë rolet e dubluara, ndoshta edhe më shumë se aq. Gjithsesi nëse do të ketë ndonjë lëvizje në orët e fundit, do të jetë për ndonjë super super lojtar. Ne kemi grup shumë të mirë”, u shpreh Edi Martini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!