Duro: Fitorja me Tiranën motiv për të thyer rivalët

Ka marrë me Laçin e tij një fitore të madhe ndaj Tiranës në ‘Selman Stërmasi’ pak ditë më parë por trajneri i bardhezinjëve Shpëtim Duro, e konsideron “nul” suksesin ndaj bardhebluve nëse skuadra nuk do të ruajë gjëndjen e shfaqur në kryeqytet.

Nesër, Laçi-Teuta duke nisur nga ora 13:45, me kurbinasit që deklarohen se fitorja mbetet në kufinjtë e detyrimit. Duro thotë, se ka konkurencë në sulm dhe se do i duhet të vendosë për të zevendësuar Markun në mbrojtje.

Shpëtim Duro:

A është përballja me Teutën që do rikondicionojë objektivët?

Patjetër një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Na duhet ta fitojmë takimin për të qëndruar lart. Mendoj se kjo sfidë vendos goxha shumë dhe për skuadrat e tjera që duan kreun”.


Fitorja me Tiranën, motiv apo përgjegjësi ndaj durrsakëve?

Fitorja me Tiranën në transfertë na ka dhënë qetësi por ajo nuk vlen nëse ne nuk arrijmë të ruajmë ritmin. Të jemi konkretë e fitues ndaj skuadrave që na afron kalendari.”

Kush luan në të djathtë të mbrojtjes dhe a do ti jepni minuta një sulmuesi si Harmon nesër?

Për mbrojtësin e djathtë pas pezullimit të Markut prej 4 kartonave, do shohim deri në fund se me kë do zbresim në fushë.

Harmon? Të gjithë futbollistët që kam në dispozicion janë të rëndësishëm e të dobishëm për Laçin. Megjithatë rikthimi i Nuabuezes dhe forma e Mazrekajt, e ka rritur së tepërmi rivalitetin në sulm.”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!