Boluspor, streha e re e Selmanit

Portieri me origjinë nga Miloti, Gentian Selmani, është zyrtarisht portier i Boluspor në ligën e parë turke. Aventura e ish-portierit të Laçit pas një sezoni e gjysmë te Menemespor ka marrë fund dhe 23 vjeçari, spostohet në qytetin Bolu.

Portieri kuqezi, mësohet se ka firmosur për dy sezone e gjysmë me Boluspor. Tratativat për t’u larguar nga Menemenspor, kishin muaj që ishin duke u kryer por një “ngatërresë” financiare me ish klubin turk, e ka mbajtur disi më gjatë Selmanin te skuadra.

Nga burime pranë fubollistit mësohet se ishin disa mijra euro të kontratës të pashlyera ato që privonin. Me gjasë, fatura e pagesës së Selmanit, i kalon klubit të ri.

Ndërkaq, Menemenspor e ka falenderuar Selmanin me një Twet në zyrtare:

Ne u ndamë nga Gentian Selmani, një nga lojtarët tanë profesionistë. Ne e falënderojmë atë për angazhimin e tij me ekipin tonë dhe i urojmë suksese në jetën e tij të ardhshme futbollistike.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!