Tuci ia del me operacionin, mbyll sezonin

Nuk e di nëse Zoti është fans i sportit apo jo, por e di që ai i do shumë rikthimet. Faleminderit të gjithëve për mesazhet”, ishin këto fjalët e laçianit të Lokomotiva Zagreb, Indrit Tuci menjëherë pas daljes nga salla.

Sulmuesi kuqezi i Kombëtares U21, Indrit Tuci i është nënshtruar dje operacionit të detyruarpas një problemi në gju.

Në fakt, Lokomotiva Zagreb, po vuan shumë këtë fazë të kampionatit kroat pasi fillimisht largimi i Uzunit dhe Kastratit, disa probleme fizike të Kallakut dhe tani mungesa e gjatë e Tucit, kanë bërë që skuadra e dytë e Zagrebit, të renditet provizorisht në fund.

Aq më tepër që shtatlarti i sulmit Tuci do duhet të qëndrojë deri në fund të sezonit në fazë rekuperimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!