Qaka i bashkohet Shkëndijës në Tetovë

Shkëndija e Tetovës i njohur si klub që merr apo nxjerr futbollistë me peshë sportive, godet me një tjetër emër të madh. Klubi njofon se ka afruar mesfushorin kuqezi Kamer Qaka

Lajmin e akordit me lojtarin e bën të ditur vetë klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut në një njoftim ku ka publikuar edhe prononcimin e lojtarit si lojtari më i ri i ekipt të drejtuar nga Ernest Gjoka.

Njoftimi:

“Klubi i futbollit Shkëndija me kënaqësi komunikon angazhimin e mesfushorit, Kamer Qaka. 25 vjeçari i lindur në Pejë karrierën e ka ndëruar në Norvegji, ndërsa vjen në Tetovë nga futbolli rumun.

Drejtuesit e klubit dhe futbollisti kanë gjetur akord për bashkëpunim dhe reprezentuesi i përkohëshëm i Shqipërisë ka hedhur firmën e tij në kontratën me kohëzgjatje prej 2.5 vite.”,shkruan klubi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!