Rexhinaldo i rikthehet…shqipes

Tekniku Hasan Ozer, merr një astet për sulmin, Shkupi tenton titullin.

Futbollisti nga Mozambiku Artur Rexhinaldo, një njohje e vjetër e Superiores, ka firmosur sot me Shkupin në maedoni të Veriut. Kazakistani ishte destinacioni i fundit për ish sulmuesin e Luftëtarit, Laçit dhe Kukësit.

Sulmuesi 30 vjeçar pasi kreu kontrollet paraprake shëndetësore hodhi firmën mbë kontratë duke u bërë një sulmues i ri i Shkupit.

Pas firmës me Shkupin në prezencë të krerëve të klubit ka thënë:

“Jam shumë i lumtur që do të vesh fanellën e FC Shkupit. Nuk kam shumë njohuri për kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Por do bëj më të mirën.

Kam ardhur këtu për ta dëshmuar veten dhe për ta ndihmuar klubin, ku kam gjetur njerëz shumë të mirë, por mbi të gjitha edhe futbollistë kualitativ. Ajo që më shtyu të vij te Shkupi është fakti që mban pozitën e dytë dhe është në garë për të luftuar për titullin kampion.

I dua sfidat dhe kjo do të jetë një sfidë e mirë për mua. Erdha këtu për ta ndihmuar klubin, të shënoj gola dhe të arrijmë ambiciet tona. E di që nuk do të jetë lehtë, por dua të jem edhe unë pjesë e ekipit për ta ndihmuar në këtë arritje.

Kam dëgjuar se Shkupi ka shumë tifozë. Ata duhet të presin shumë nga unë, pasi kam ardhur këtu për të shënuar shumë gola dhe të bëjë asiste. Mezi se pres të fillojmë”

. ‘

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!