Hebaj i bashkohet Gjokës te Shkëndija në Tetovë

Rubin Hebaj zyrtarizohet te Shkëndija e Tetovës. Sulmuesi shkodran ndërsa mbylli aventuren me Teutën e Durrësit, kaloi me sukses kontrollet mjekësore, e më pas hodhi firmën mbi kontratë në kohë zgjatjeje deri në vitin 2023. Aty ku do të jetë nën udhërat e Ernest Gjokës, trajnerit tiranas të tetovarëve.

Komunikata e klubit në rrjete:

Sulmuesi 22 vjeçarë bashkohet me kuqezinjtë dhe menjëherë fillon punën me grupin.

KF Shkëndija me kënaqësi komunikon marrëveshjen me Rubin Hebaj-n. Palët kanë gjetur akordin dhe është firmosur kontratë për 2.5 vite.
I lindur më 30 korrik të vitit 1998 në Shkodër, sulmuesi kontratën e parë profesionale e firmosi në vitin 2015 me skuadrën e qytetit të tij, Vllazninë, për të kaluar dy vite më vonë (2017) në Slloveni te NK Domzale. Në sezonin 2018/2019 sllovenët e huazuan te Partizani i Tiranës ku me 4 gola ndimoi skuadrën të fitonte titullin e kampionit në Shqipëri, ndërsa menjëherë pas kësaj pasoi kalim nga Domzale te Vorskla në Premier Ligën e Ukrainës. Në janar të vitit të kaluar Teuta e Durrësit e ktheu në Shqipëri ku fitoi Kupën dhe Super Kupën, ndërsa vjen në Tetovë si përforcim për sulmin kuqezi. Shkodrani ka luajtur rregullisht me kombëtaret (U17, U19 dhe U21) e moshave të Shqipërisë.
Hebaj është përforcimi i parë i Shkëndijës në merkaton e janarit dhe të gjithë në klub i dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese me fanellën kuqezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!