Dede: Ndeshja më e mirë që kur kam ardhur por…

Nevil Dede, trajneri i Tiranës, për Supersport nuk dinte nga të “fshihej”. I dërrmuar nga humbja në derbi me Partizanin 1-0, tekniku 45 vjeçar tha se Tirana pavarësisht dështimit kishte luajtur ndeshjen më të mirë që kur ai ka marrë timonin. 20 pikë larg Vllaznisë kryesuese,e bëjnë praktikisht të pamundur kreun.

Dede:

“Çdo njeri e shikon ndeshjen në këndvështrimin e tij. Falëm një ndeshje. Gabuam dhe na kapën në kundërsulm. Te goli po dilnim nga mbrojtja dhe gabuam. E kontrolluam ndeshjen në shumicën e lojës dhe patëm ekuilibër.

E vumë edhe në vështirësi kundërshtarin. Patëm edhe momente dobësie, nga krahët. Nuk mund të thuash shumë gjëra kur humb, pasi ajo humb dhe djeg shumë sidomos në derbi. Prisja shumë skenare, por vetëm kështu jo”.

“Kemi kualitete në ekip, dy sulmuesit që kemi  marrë na japin më shumë forcë. Ekipi mund të dalë dhe mund të ketë më shumë forcë. Seferi bëri një ndeshje të mirë, jam i kënaqur me të. Muçi-Seferi titullarë? Varet nga forma. Ata kombinojnë mirë dhe janë një dyshe interesante. Kemi dhe blerjen e re, Tim”.

“Arbitrat janë pjesë e lojës. Tirana me Bathën u penalizua shumë. Ne e kemi ndërtuar strategjinë tonë nëpërmjet Bathës. Po të ishim treguar më altruist, mund ta zgjidhnim ndeshjen. Seferi ka pak kohë më ne. Duhet të përshtatet. Mendoj se do bëjë më mirë”.

“Titulli? E vështirë, pasi duhet të presësh se kush do gabojë. Besoj se javë pas jave do rikuperojmë pikë. Diferenca tani është e madhe. Besoj se ka dhe shumë javë përpara. Duhet të shënojmë më shumë. E mira nuk ka fund. Kur të rikuperojmë Çelhakën dhe Cale, atëherë është një skuadër e fortë. Do të jemi të përqendruar dhe të qetë për të zhvilluar një 90 minutësh”. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!