Derbi i Çinarit, Tirana një makth

Kategoria Superiore, java e 15-të: Partizani- Tirana 1-0 (Çinari (83′)

Partizani di të triumfojë dhe kur gjëndët në vështirësi. Në ndeshjen me Tiranën në ‘Elbasan Arena’, skuadra e teknikut Ilir Daja diti të superojë bardheblutë në një sfidë nervash.

Fillimi i takimit ishte shumë i mirë për Tiranën me zaptimin e gjysmëfushës së kuqe dhe agresivitetin e sulmuesëve Muçi-Seferi-Halili. Iu afruan ndjeshëm golit por herë portieri Hoxha e herë nxitimi, nuk ndihmuan. Rasti i Seferit në të 36-ën fatal, me topin që del jashtë kur porta ishte e zbrazur.

Me fillimin e pjesës së dytë edhe pse jo në kufijtë realë, Bardhi merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Pratizanin me 10 futbollistë. Nuk zgjat dhe ndërkombëtari Jorgji vendos të balancojë kur sërish tregon të kuqin. Kësaj radhe Bathës së Tiranës.

Ndërkaq raportet në lojë nisin e flasin për Partizanin. Nëse Dede gabon duke larguar Seferin por dhe me lëvizje të tjera të pastudiuara te Partizani Daja tregohet mjeshtër. Heq Asanin mes kontestimëve të lojtarit dhe hedh në fushë Eraldo Çinarin. Shkodrani rikthehet nga dënimi i gjatë i FIFA-s.

Rezulton në të shkuarën golashënues në derbi përcaktues dhe sot. Nuk hezitoi në të 83-ën teksa me nuhatje por dhe me fat, devijon një top të goditur nga Murataj e drejt e në rrjetë. Partizani menaxhon dhe fiton derbin 160-të duke demostruar se ka synim dhe objektiv ecurinë drejt kreut.

Pas kësaj jave, Partizani ngjitet në vend të dytë me 26 pikë (bashkë me Teutën) ndërsa Tirana mbetet në vend të 5-të me 20 pikë.

Skeda:

PARTIZANI: Hoxha; Mala, Belica, Bitri, Hakaj; Murataj, Broja, Kordeiro (Stenio Xhunior 68′); Asani (Çinari 79′), Solomon (Cara 68′), Bardhi. Trajner: I. Daja.

TIRANA: Bekaj; Toshevski, Hoxhallari (Sasraku 82′), Najdovski; Halili (Kuka 68′), Toli, Batha, Ismajlgeci; Torassa (Vrapi 82′); Muçi, Seferi (Danso 68′). Trajner: N.Dede.

Gjykoi: Enea Jorgji

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!