Fitoi derbin, Daja: Tri pikë dhe bonus psikologjik

Edhe sot tregoi në derbi se mbetet trajner europian. I kompletuar teorikisht, taktikisht, e psikologjikisht.

Ilir Daja, tekniku i Partizanit, mjaft i zoti të operojë gjatë lojës e të ulë ‘gjakra’ (rasti Asani). Në fund një 10-të për zevendësimit. ‘Asi nën mëngë’ Çinari, justifikon qëllimin. Derb i fituar dhe progres në tabelë. Pas ndeshjes tha:

Ilir Daja:

“Na kënaqin 3 pikët, se derbi ka bonus psikologjik. Duke pasur këtë vakum në ndeshjet zyrtare, mund të ishte një rrisk nëse do të hidhnim në fushë të dy menjëherë”

“Unë thashë që Çinari nuk do ta fillonte nga fillimi se ishim përgatitur gjithë javës pa Çinarin, njoftimi erdhi një ditë para debrit, në seancën e fundit ishte pjesë e jona dhe nuk mund të ndryshonim atë që kishim punuar gjatë javës, por e dinim që Çinari do të ishte një forcë e duhur”.

“I kuqi? Unë po merem vetmë me lojarin tim, se nuk do të merem me kundërshtarin tani që e pashë, portieri ka dal para, Bardhi nuk e ka penguar portierin, ka qenë duke vrapuar dhe është vepruar në momentin e fundit. Kjo mund të ishte kaluar si karton i verdhë. Por nuk po merrem me arbitrat se nuk jam marrë as kur kemi humbur”

“Nuk e kishim përgatitur vetëm me Brojën e Muratajn para mbrojtjes, por me manovër fleksibël. Ndoshta do të na duhet tëa përdorim edhe në ndeshje të tjera, ndoshta edhe në derbin tjetër edhe pse është shumë larg”.

“Unë e thashë edhe para ndeshjes, kampionati ka edhe shumë ndeshje për të luajtur, nuk është kjo që e vendos gjtihçka, kemi bërë hap me një nga ekipet më cilësore, kampionë në fuqi, i jemi kthyer fitoreve në derbi; mendoj që po vazhdojmë të bëjmë mirë, sigurisht që ka shumë pikë në lojë, për Tiranën mendon stafi i saj, dhe nuk ka pse të them çfarë të bëjë e jo, apo të vazhdojë të jetë pjesë e konkurrencës. Ne na duhet të festojmë sonte, e nesër në mëngjes të kthehemi me “këmbë në tokë” se na pret të hënën një ndeshje e vështirë me Teutën”.

“Ekziston një kohezion i mirë, pasi janë një pjesë e lojtarëve që kanë nxjerrë ekipin kampion. Fryma e grupit është prezente, por gjithmonë ka vend për përmirësim”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!