Hallaçi: Kam besimin e klubit, Kukësi do dalë nga kriza

Rrahman Hallaçi është pa gjumë. Skuadra pas shkëlqimit për disa vite në Superiore, befas gjëndët në pozitën më të vështirë të mundëshme në këto 14 javë sezonale.

Së fundi Hallaçi u vendos të jetë drejtues i parë teknik por skuadra sërish vijon të zhgënjejë. Megjithatë, ish- kapiteni legjendar i verilindorëve beson se kthesa do vijë shpejt dhe se Kukësi do ngjitet në vendin që i takon.

Hallaçi:

Situata kritike…

“Kuptohet e kemi vuajtur pak ecurinë e ndeshjeve të fundit. Ndoshta nuk priteshin këto rezultate, por në futboll gjithçka ndodh. Jam shumë i kënaqur me drejtuesit, pasi më kanë dhënë një mundësi shumë të mirë. Gjithashtu më kanë mbështetur.

Apolonia

 “Apolonia, edhe po të mos kishte këto rezultatet pozitive, ne do e vlerësonim maksimalisht. Kanë objektivat e tyre, por shohim veten tonë. Duam të kthehemi te fitorja, pasi jemi një skuadër e ndërtuar për të ecur përpara. Kemi biseduar me disa lojtarë cilësorë, por nuk vijnë dot për momentin.

Mendoj që do marrim maksimumin në këtë ndeshje, por pa e nënvlerësuar Apoloninë. Barazimi, rezultat i kënaqshëm? Nuk shkojmë për të barazuar me Apoloninë. Me Vllazninë mund të ishte normal një barazim, pasi luanim me ekipin kryesues të kampionatit. Nuk e mendojmë fare barazimin”.

Objektivat 

“Ne nuk jemi dorëzuar për objektivat. Pikët aty janë, kuptohet që nuk duhet ta përmendim titullin për momentin. E rëndësishme është të dalim nga kriza dhe t’i shohim gjërat dalëngadalë në vazhdim”.

Formacioni nesër?

“Do shikojmë në lidhje me ndryshimet. Kemi provuar module dhe lojtarë të ndryshëm. Nuk kemi mungesa, gjenda fizike e lojtarëve është e mirë. Janë të gatshëm dhe besoj se do të japin maksimumin”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!