Laçi në heshtje, grumbullohet para Skënderbeut

Humbja ndaj Apolonisë, e hidhur për bardhezinjtë në dukje është lënë pas dhe skuadra ka gati ndeshjen shtëpiake me Skënderbeun nesër në 13:45.

Ndaj fierakëve, ekipi kurbinas u ndëshkua nga treshja e gjykimit kryesuar nga Andi Koçi dhe dy ndihmësit e tij me një stil amatoresk e qesharak.

Bardheznjtë si në shumë raste, preferojnë të heshtin dhe hedhin vështrimin te përballja e radhës. Janë stërvitur me intensitet dhe sipas informacionëve që vijnë nga kampi bardhzi, skuadra pas seancës së sotme, është grumbulluar në njërin nga hotelet në perferi të Laçit.

Nuk do të jetë i gatshëm Ardit Deliu por kthehen nga pezullimi, Emiljano Musta dhe Adolf Selmani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!