FIFA lejon Çinarin të luajë menjëherë…

Partizani ia del të zgjidhë deri në fund me sukses problemet e akumuluara nga FIFA lidhur me çështjen ‘Çinari’. Sipas një komunikimi mes FIFA-s dhe klubit të kuq, shkodrani merr dritën jeshile dhe mund të luajë që nga kjo javë.Më herët, Partizani fitoi nga FIFA të drejtën e merkatos.

Njoftimi i Partizanit:

FK Partizani njofton se pas korrespondencave të vazhdueshme me FIFA-n, kjo e fundit ka pranuar kërkesat e klubit për të lejuar aktivizimin e lojtarit Erald Çinari, me efekt të menjëhershëm. Për sulmuesin e kuq periudha e pezullimit konsiderohet e shlyer dhe tashmë Çinari ka rifituar të drejtën për të luajtur ndeshje zyrtare me Partizanin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!