Ozil nis aventurën me Fenerbahçen, sot firma

Në Turqi quhet punë e kryer. Mesut Ozil, tuko- gjermani, ka fluturuar mbrëmë nga Londra drejt Stambollit për t’ju bashkuar Fenerbahçes.

Të verdhët, kanë në axhendë sot ndeshjen shtëpiake me Ankaraguçu aty ku aktivizohet Endri Çekiçi duke nisur në orën 17:00 dhe perzantimi i Ozil, mund të jetë pikërisht para kësaj sfide.

Ish- mesfushori i Real Madrid në forcë të Arsenalit, do të përfitojë 4 milionë euro në vit, plus një sërë bonusesh. 5 milionë euro do i paguhen Ozil në tre këste si shpërblim. Por do ketë dhe bounuse të tjera që llidhen me marketingun.

Pa folur këtu për një bonus prej 500 mijë eurosh në rast se Fenerbahce fiton titullin kampion dhe 250 mijë euro në rast se sigurohet kualifikimi në Champions League. Një fitore sot, e ngjit në krye duke kapur Beshiktashin në pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!