Mandzukiç i bashkohet Milanit, kryen vizitat mjekësore

Dita e Mario Mandzukiç ka filluar. Një rrugë e re që dërgon kroatin 34 vjeçar në kthimin zyrtar në Itali. Ish-sulmuesi i Juves, i gatshëm të bashkohet me Milanin pasi mbylli me Al Duhail në Katar (pesë takime asnjë gol).

Ndërkaq, mengjezin e sotëm kanë nisur ekzaminimet mjekësore në klinikën ‘La Madonina’ për Mandzukiç. Ai arriti në Milano të dielën në mbrëmje pasi kishte gjetur një marrëveshje përfundimtare me Milanin.

Sulmuesi nënkampion bote me Kroacinë ndërsa me përfaqësuesen ka luajtur 89 ndeshje e shënuar 33 gola, konsiderohet si pasuesi i denjë i Zlatan Ibrahimoviç. Një “Djall” i ri premtues ka gati aventurën në Milano.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!