Ahmataj: Përzgjedhje të limituara, duam pikë

Trajneri Julian Ahmataj në konferencë sot në parg të Skënderbeu- Partizani në program nesër,cek disa tema të cilat për publikun ishin ende të paqarta.

Duke nisur nga merkato e lirë apo e bllokuar, mundësia e aktivizimit të atyre që janë afruar, kushtet dhe kontingjenti në dispozicion. Në krye të gjithëçkaje vendos marrjen e pikëve.

Ahmataj:

Akoma nuk jemi të qetë, sepse afrimet e merkatos nuk janë federuar akoma. Duhen edhe disa procedura që të jenë gati për ndeshjen, nuk e dimë do t’i kemi nesër apo jo. Nga momenti në moment pritet të zhbllokohet merkato. Lojtari që ka bllokuar merkaton nuk ka dhënë akoma konfirmimin, ky konfirmim ka vonuar deri ditën e sotme. Besoj se do të zgjidhet.

Formacioni? Kemi shumë vështirësi, sepse jemi shumë të brishtë dhe të paktë në numër. Përzgjedhjet janë të limituara. Rritet shkalla e vështirësisë, por jam i bindur që të gjithë lojtarët ë janë në dispozicion do të japin maksimumin për të bërë një gjë të mirë në ndeshjen me Partizanin. Të gjithë kundërshtarët janë të vështirë. Kemi marrë rezultate të mira me skuadra të forta, por kemi çeduar me disa skuadra të ‘vogla’.

Nuk ka ndeshje të lehta, vështirësohen me vazhdimin e lojës, ose i thjeshtëson ti me mënyrën se si e përgatit ndeshjen. Si futbollist kam luajtur në borë, por si trajneri është hera e parë që do drejtoj ekipin në borë. Vijmë nga dy ndeshje pozitive. Mendoj që skuadra bëri një punë shumë të mirë ndaj Kastriotit, pavarësisht barazimit që pësuam në fund. Duhet të jemi edhe më të impenjuar, pasi inercia në futboll nuk vlen.

Merkato? Jemi në shumë bisedime për të forcuar skuadrën. Një gjë e tillë rrit konkurrencën dhe oponencën brenda stërvitjes. Kjo ndihmon skuadrën, pasi gjithmonë ka një progres në cilësinë e skuadrës“, përfundon trajneri elbasanas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!