Tirana konfirmohet në rregull nga FIFA

Tirana zgjidh ngërçin me FIFA-n lidhur me ish-futbollistin e tyre Moktar Sise. 300.000 eurot drejt klubit Kasablanka, kanë marrë drejtim dhe Tirana me gjasë do paguajë më këste klubin tjetër të Sise. Kështu,FIFA ka vendosur të hapë sërish merkaton e bardhebluve. Goditja e dimrit, Taulant Seferi duhet të ndihet rehat dhe të presë me qetësi prezantimin te kampionët.

Njoftimi i Tiranës:

KF Tirana njofton se ka zgjidhur përfundimisht çështjen e bllokimit të merkatos. Pas orësh të gjata komunikimi me zyrtarë të FIFA-s bëjmë me dije se ditën e sotme është hapur sërish mundësia e transferimit të lojtarëve. Nga sot do të vijojmë të kryejmë të gjitha procedurat e nevojshme për zyrtarizimin e emrave te rinj që do të afrohen në klub dhe do të mbajnë veshur fanellën në vazhdimësi të sezonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!