Duro: Ndaj Kukësit? Na duhen pikët…

Tekniku i kurbinasëve flet para ndeshjes me Kukësin.

Është dueli i ditës. Ndeshja Laçi-Kukësi në program nesër në 13:45 në Laç për Kategorinë Superiore,vlerësohet si ndër takimet kryesore të javës së 13- të në program të shtunën.

Te bardhezinjtë, pas asaj ndeshje të madhe për javën e 12-të (3-2 ndaj Partizanit), janë të prirur të realizojnë një tjetër fitore me qëllim të rekuperojnë pikët e lëna gjatë javëve të para të fazës së parë.

Trajneri Shpëtim Duro ndërsa në 5 takime si kryetrajner i kurbinasëve numuron 10 pikë, e cilëson ndeshjen me Kukësin të barabartë me ato të Vllaznisë, Bylisit dhe Partizanit me të cilat skuadra e tij fitoi.

Duro:

Atmosfera para Kukësit?

“Jemi në një situatë pozitive dhe në vështrimin tim me moral të lartë. Jemi ndër skuadrat e para që kemi dalë në terren për të nisur seancat e vitit 2021. Objektivët janë të qartë, të përgatitemi fort që të rekuperojmë sa më shumë pikë.”

Ndeshja?

“Për ne çdo ndeshje ka rëndësi të madhe. Këtu nuk bën përjashtim as Kukësi. Pra kundërshtari është i njëjtë me rivalët e tjerë që jemi ndeshur apo do përballemi në vijim. Na duhen pikët.”

Formacioni?

Do ta shohim pas seancës së pasdites, por e sigurtë që nuk do të jetë Obanor për kartonë. Sikundër dhe Nuabueze që ende ka probleme shëndetësore.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!