Partizani nis me afrimet

Stenio Markos da Fonseka Salazar Zhunior, afrimi i parë te Partizani.

Partizani nis gjuetinë për futbollistë në merkaton e janarit. Tashmë që CAS-i i dha të drejtë, të kuqtë kanë dorë të lirë për të konturuar grupin aktual me afrime të tjera.

Stenio Zhunior, pjesë e Pelisterit dhe Shkëndijës së Tetovës në të shkuarën firmos për Partizanin. Braziliani u aktivizua për 5 vite me tetovarët duke u larguar në janar të vitit 2019 drejt futbollit letonez, ku luajti me kampionët e Rigas.

Me largimin nga Riga, Zhunior ishte futbollist i lirë. 29 vjeçari pritet ti bashkohet 16 herë kampionëve të Shqipërisë më një kontratë 2 vjeçare dhe me gjasë do marrë 5 mijë euro në muaj.

Ndërkaq, braziliani përpos njohjeve te Shkëndija, te Riga në Letoni, ishte shok skuadre me mbrojtësin shqiptar Herdi Prenga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!