Anglezët në fushë, luhet çdo ditë…

Everton -Uest Ham dhe Mançester Junajtid- Aston Vila hapin vitin kalendarik. Luhet deri të hënën.

Premier League merr stafetën europiane ndërsa sot në fushë në ditën e parë të vitit 2021, zbresin në fushë Everton -Uest Ham dhe Mançester Junajtid- Aston Vila.

Në pamje të parë të dy takimet e sotme duken se ofrojnë favoritet Everton dhe Junajtid por ecuria dhe vendet e 4 ekipëve në klasifikim, shprein të kundërtën.

Everton i drejtuar nga Ançeloti, pretendent për zonën Champions do ketë punë me londinezët e Mojes ndërsa Djajtë në impiantin e tyre përballën me ‘luanët’ e Aston Vilës e pozicionuar surprizisht në vend të 5-të (një ndeshje më pak).

Java e 17-të në ishull ecën nesër me 4-ër takime, të dielën me tri të tjera dhe mbyllin të hënën me Sauthempton- Liverpul.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!