Kavani shkruan ‘Negrito’, Federata Angleze e pezullon

Sulmuesi paraleilisht u gjobit me 100,000 £

Futbollisti i Mançester Junajtid Edinson Kavani është pezulluar për tre ndeshjet e ardhshme në Premier League. Uruguajani i cili po kalonte një superformë te Djajtë, u shfaq i pavëmendëshëm në rrjetet sociale duke përdorur fjalë raciste.

Uruguajani gjithashtu do të paguajë 100,000 £ për pamaturinë e tij për përdorimin e “fjalimit racist fyes dhe të turpshëm”, pretendon Shoqata Angleze e Futbollit.

Edinson Kavani postoi një koment në Instagram pasi i shënoi dy gola Southampton me fjalën “Negrito”.

Një term spanjoll që përdoret për një lojtarë me ngjyrë. Edhe pse ai kërkoi falje dhe pretendoi se po i drejtohej një shoku, falja nuk ndikoi në ndëshkimin e ashpër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!