Uest Hem hap 2021 me tri pikë në Liverpul

David Mojes superon Karlo Ançelotin në ditën e parë të vitit 2021. Skuadra nga Londra, Uest Hem, me anë të një goli në të 86-ën nga çeku Souçek ndal marshimin drejt kreut të Evertonit. Shtatlrati goditi fillimisht me topin që pritet nga portieri ndërsa sfera i kthehet me fat për të shënuar një gol të rëndë.

Kështu ndalet ngjitja e skuadrës së Everton për në vendin e dytë të Premier. Së paku për këtë javë. Ekipi blu i Liverpulit, regjistron humbjen e pestë sezonale ndërsa ekipi i ‘çekiçëve’ ngjitet në vend të 10-të me 26 pikë.

Dita do të përfundojë me përballjen mes Mançester Junajtid dhe Aston Vilës, ndërsa nesër do të kthehen në fushë ndeshje interesante.

Everton- Uest Hem 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!