Kategoria Superiore si Premier League, në fushë për festë…


Pavarësisht rezultatit me Tiranën të mërkurën, Vllaznia e Shkodrës, mbyll në vend të parë 2020-ën.

Në vigjilje të ndërrimit të vitëve, për herë të parë në Shqipëri, do të luhet një javë e mbushur me futboll.

Të mërkurën, sipas kalendarit të Sektorit të Garave pranë FSHF-së, Superiorja ka në program 5 ndeshjet e fundit të vitit kalendarik 2020.

Në fakt, kompozimi i ri pas 11 javëve të luajtura në elitë, ka befasuar jo pak ambientin e gjërë sportiv.

Kështu, Vllaznia e re, me sponsorin Alban Xhaferi në krye dhe një staf e grup lojtarësh të përzgjedhur, i dha tonin këtij kampionati të pazakontë të ndërthurur me lojën sportive në fushë dhe protokollëve shëndetësore ardhur nga pandemia globale Koronavirus.

Të mërkurën udhëton drejt kryeqytetit për t’u përballur në klasike me Tiranën e teknikut Nevil Dede, skuadra e të cilit, në tentativë drejt ruajtëjes së titullit kampion, me gjasë do ta ketë domosdoshmëri fitoren.

Në Laç, Laçi- Partizani me të kuqtë që po kalojnë momente të shkëlqyera. Dje shpartalluan keq Kukësin duke u bërë ‘shkas’ për largimin e teknikut verilindor Skënder Gega. Kurbinasit u mundën nga Kastrioti në një duel ku trupa e gjyqtarëve në Kamëz, u ‘komandua” nga tifozët dhe se vetëm tri pikët mund të kënaqin Duron.

Apolonia me shumë të ‘panjohura’ në këtë fazë të garës, në takimin shtëpiak me krutanët e mesit të tabelës. Në finalen e verës ndërsa skuadrat e ardhura nga Kategoria e Parë, luajtën trofeun inferior, bardhëjeshilët e mposhtën lehtë kastriotin. Në ditët e sotme, situata duket ndryshe.

Nuk dihet se si do të sillet Skëndërbeu pas atij ‘dajaku’ që mori nga Vllaznia të dielën 5-1 në ‘Loro Boriçi’. Ndaj Bylisit, Bici, Meksi, Mara dhe të tjerë lojtarë të Ahmatajt, pritet të bëjnë kthesën. Ballshiotët pas fitores së fundit, duken më të etur për ti ikur sa më shpejt zonës së ‘kuqe’.

Superbetejë pritet të jetë edhe takimi i orës 16:45 në Elbasan mes Kukësit dhe Teutës. Të dy kampet ndihen në krizë. Me ndryshimin se kush merr tri pikë në mesjavë, feston i qetë ndërrimin e Mot-Motëve’.

Java e 12-të, Kategoria Superiore:

13:45

Apolonia-Kastrioti

Tirana-Vllaznia

Laçi-Partizani

Skënderbeu-Bylis

16:45

Kukësi-Teuta (‘Elbasan Arena’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!