Daja del nga ‘rrethimi’, stërvit Partizanin

Mungonte që nga 19 dhjetori por mbrëmë pas fitores 4-1 ndaj Kukësit, Ilir Daja pranoi se sot do të ishte në fushë për të trajnuar skuadrën.

Në fakt tekniku dyshoi se ishte infektuar me COVID-19 dhe për të mos pasur alibi te grupi i kuq, vendosi të qëndrojë në izolim. Sot klubi i Partizanit përmes një njoftimi në zyrtare, ka treguar se 54 vjeçari është bashkuar me Partizanin në seancë

Skuadra e pozicionuar në vend të dytë pas 11 javëve, ka një ndeshje shumë delikate të merkurën në Laç me bardhezinjtë. Një motiv më shumë i teknikut për të qënë me skuadrën në takimin e fundit për vitin kalendarik 2020.

Ndërkaq, Partizani u stërvit paradite në orën 11:30. Për takimin me kurbinasit, grupi shihet i plotë duke përjashtuar Solomon. I pezulluar me kartonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!