Kristiano Ronaldo, lojtari i shekullit

Në Dubai sot për çmimet e Globe Soccer Award.

Kristiano Ronaldo është fituesi i këtij çmimi prestigjioz si futbollisti i shekullit të 21, teksa portugezi ka thyer të gjitha rekordet e një futbollisti në aktivitet ose jo.

Portugezi foli me zemer të hapur dhe ky trofe duket se e ka ngjitur në piedestalin e ëndrrave mbi sirtar.

Kristiano Ronaldo:

“Pa shokët e mi të skuadrës, pa një ekip të shkëlqyer përkrah, unë kurrë nuk do t’i kisha arritur të gjitha këto rekorde. Sot jam 36 vjeç, por ende më pëlqen shumë futbolli. Unë e dua jetën time, punën time dhe familjen time.

Të luash në një stadium bosh është e mërzitshme. Ne i respektojmë protokollet sepse shëndeti është i rëndësishëm, por është mjaft e çuditshme të dalësh në fushë pa tifozë. Më pëlqen të dëgjoj duartrokitjet, por edhe kur tifozët kundërshtarë më sfidojnë dhe më kritikojnë.

“Uuuu” që marr pasi shënoj ndaj skuadrave të tjera më motivon. Shpresoj që në vitin 2021 të mund të kthehemi për të parë njerëzit në stadiume.

Ne mund të fitojmë Kampionatin Evropian. Portugalia ka ekip të mirë dhe trajner fantastik. Lojtarët tanë të rinj po përmirësohen dhe rriten. Spanja, Franca dhe Gjermania mbeten favoritë për mua, por ne do të jemi aty për të luftuar. Të gjithë do të duhet të respektojnë Portugalinë dhe mezi pres të luaj Euro 2021″, u shpreh Kristiano Ronaldo pas trofeut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!