Real Madrid, klubi i shekullit, Guardiola trajneri…


Ronaldo lë pas Mesin, Çmime të shumta për spanjollët individë. Bajerni i fiton të gjtha trofetë e vitit të kaluar.

Përpos Çmimit të parë si futbollisti i shekullit fituar nga Kristiano Ronaldo në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe për “Globe Soccer Awards 2020”, u shpërndanë edhe çmimet për protagonistët e tjerë të futbollit botëror të shekullit të ri 2000-2020 si dhe ato të sezonit të kaluar.

Pasi fitoi pak ditë më parë “The Best” që jep FIFA, Robert Levandovski sot fiton edhe titullin e “Lojtarit më të Mirë të Vitit

Pep Guardiola u shpall trajneri më i mirë i shekullit ndërsa, klubi më i mirë i shekullit i shkoi Real Madridit.

Pati çmim dhe për menaxherin më të mirë i cili u fitua nga Horge Mendes. Për titujt e sezonit, Hansi Flik, tekniku i Bajernit, fitoi si trajneri më i mirë. Çmimi i karrierës iu dha dy gjigandëve të Spanjës, Iker Kasijas dhe Zherard Pike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!