S’ka ndalesë, Superiorja zbret në fushë

Elita futbollistike e Shqipërisë luan të dielën javën e 11-të të saj. Të ndara në dy fasho oraresh (13:45 dhe 16:45), duelet e parafundit zyrtare për këtë vit të mbrapshtë 2020, pritet të ofrojnë shumëçka për klubet dhe ndjekësit.

Vllaznia e vendit të parë as që ka ndërmend të ndalet. Shkodranët të shkëputur me 5 pikë nga vendi i dytë, realtivisht kanë një takim të lehtë me Skënderbeun e parafundit në tabelë.

Thënë këtë, 4 sfidat e tjera finale në vete…

Në Kamëz, Kastrioti luan derbin me Laçin. Humbja me Partizanin në limite të mërkurën ka prishur disi atmosferën. Kurbinasit në momentin ideal për të bërë progres. Me Shpëtim Duron në timon, 7 pikë në tri takime.

Bylis-Apolonia drebi tjetër i javës. ballshiotët jashtë parashikimëve e shohin vetën të kërcënuar nga fundtabela. Aty ku prej javësh janë pozicionuar bardhëjeshilët të cilët spo ia dalin të sistemojnë një trajner në pankinë…

Në ‘Niko Dovana’ ka arsye për të qënë ‘prezent’. Teuta e Edi Martinit më në fund ka arritur të zgjohet e të jetë kompetitive para porte. Tirana gjithnjë intriguese me paraqitje herë herë me hope. Lajm i mirë për skuadrat janë disa kthime të futbollistëve të pezulluar apo dëmtuar. Rivaliteti i garantuar. Karabeci e di mirë…

Megjithatë dueli Partizani-Kukësi parashikuar në ‘Elbasan Arena’, ofron një tjetër kartolinë fundviti. Të kuqtë pritës dhe Kukësi i ‘abonuar’ me impiantin në Elbasan, pritet të duelojnë fort për tri pikët. Më tej, Gega ndaj historisë së tij. Në mes shumë futbollistë me statusin e ishit.

Java e 11-të:

13:45

Kastrioti- Laçi (Kamëz)

Bylis- Apolonia

Vllaznia-Skënderbeu

16:45

Teuta- Tirana

Partizani-Kukësi (‘Elbasan Arena’)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!