Ibrahimi: Mbrojtja më e mirë, Teuta

Duke folur sot për ‘Ora News’, Agim Ibrahimi mesfushori sulmues i Kukësit, tha se skuadra e tij mertitonte tri pikë me Tiranën. Flet për ndeshjen e radhës me Partizanin dhe specifikon se mbrojtjen më të fortë e ka Teuta. Nuk kërkon me insistim ‘Këpucën e Artë’.

Ndeshja me Tiranën…

Mendoj se ishte një ndeshje shumë e fortë, e dinim që Tirana ka një ekip cilësor. Detyrat e trajnerit i kemi zbatuar në fushë, por fati nuk deshi që të merrnim tre pikët. Mendoj ne jemi në rrugën e duhur dhe duhet t’i marrim të gjitha ndeshjet me seriozitet, që të arrijmë objektivat që kemi.”

Partizani?

” Shumë kemi mësuar pas asaj ndsheje që humbëm me ta. Nëse zbatojmë detyrat e trajnerit, tre pikëshi do të jetë i yni. Unë jam i habitur me Superioren pasi kampionati shqiptar është shumë i fortë dhe luaj me shumë kënaqësi edhe në stërvitje.

Si ju duket kampionati kur keni luajtur me të gjitha skuadrat?

“Vërtetë që jam i habitur për kampiantin shqiptar. është shumë i fortë. me kënaqesi shkoj në çdo stervitje në çdo ndeshje. uroj të dhuroj më të mirën edhe për kampionatin shqiptar edhe për Kukësin.

Me kë e krahasoni kampionatin këtu?

“Me atë Soollven, është i njëjti ritëm edhe mediat e bëjnë shumë interesant. Këtu janë pesë ekipe shumë të forta që synojnë të dalin kampion. Unë jetoj në kryeqytet me gruan time dhe është shumë bukur. Kemi mësuar shumë prej asaj ndeshje, kemi shumë respekt për Partizanin, por kemi motivin dhe qëllimin për të marrë tre pikët.

Vllaznia 5 pikë përpara…

Ne jemi të dytët kampionati është i gjatë, janë 5 skuadra që duan për me dalë kampion.

Drejtuesit

“Nderim Nexhipi më kishte thënë që nuk duhet ta mbyll karrierën pa luajtur njëherë në futbollin shqiptar. Jam këtu dhe shumë i lumtur.Kam fjalët më të mira për të, gjithmonë kur na ka shoqëruar në takime na ka mbështetur, në ato takime të para që nuk kemi marrë rezultatet e duhura. Na ka thënë që nuk duhet ta ulim kokën poshtë pasi ne jemi Kukësi”

Mbrojtësi më i fortë?

Nuk do doja të përmedja emra por më janë dukur mjaft të fortë dy qëndrat e Teutës.

Golashënuesi më i mirë në fund...

“Nuk e kam aspak motiv parësor”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!