Vemendje në Burrel, luhet kreu

Burreli- Dinamo ose finalja e parakohëshme e Grupit A në Kategori të Parë. Së paku kështu kanë nisur ta konsiderojnë vetë kampet duelin e sotëm parashikuar të luhet në ‘Liri Ballabani’ të Burrelit mes vendasëve të teknikut Samuel Nikaj dhe bluve të italianit Fabricio Kamarata.

Dinamo e cila këtë sezon duket se do bëjë kapërcimin drejt Superiores, udhëheq Grupin me 16 pikë ndërsa matjanët aktualisht janë të tretët me 14. Një fitore e vendasëve përkthehet në ndrrim vendesh ndërsa çdo rezultat tjetër mban 18 herë kampionët e vendit në vend të parë.

Ndërkaq po sot në 13:30, zhvillohet edhe dueli tjetër i këtij grupi. Partizani B pret në Pezë ekipin e Veleçikut të Koplikut.

Ndeshje sot Kategoria e Parë; Grupi A, 13:30:

Burreli- Dinamo

Partizani B- Veleçiku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!