Dinamo mban kreun, sfida me Burrelin pa gola

Dinamo kujtohet të luajë vetëm në 5 minutat e fundit të ndeshjes Burreli- Dinamo sot në ‘Liri Ballabani’ të Burrelit. Skuadrat pretendente të Grupit A, mbyllën pa gola një sifdë e cila përgjatë gjithë kohës, u dominua nga matjanët.

Nikaj, tekniku shkodran i Burrelit, i kishte besuar edhe sot kualitetëve si Sefgjinaj, Zefi, Raboshta, Vecaj, Kurbneshi apo dhe portierit Festim Miraka.

Ndonëse ‘mbretërorët’ patën disa shanse për të mundur portierin Edvan Bakaj, ky i fundit ia ka dalë të mbajë të paprekur kuadratin duke i dhënë bluve një pikë të rëndësishme për objektivët sezonalë.

Ndeshja tjetër e ditës, luajtur në Pezë po për Grupin A, mes Partizanit B dhe Veleçikut, u mbyll 1-1. Ishin këto dy takimet e fundit të javës së 8-të në inferiore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!