Bylis ndal Partizanin, drejton Kalari

Elbasan: Partizani- Bylis 0-0

Partizani barazon me Bylis në ‘Elbasan Arena’ 0-0 duke demostruar se te të kuqtë kanë nisur problemet. Çështja ‘Asani’ apo mungesa e teknikut Daja (dyshohet për COVID 19) në pankinë, ndikuan në performacën e Partizanit.

Situata mbetet alarmante edhe për faktin se skuadra kryeqytetase, ka katër javë që nuk shkon dot te goli.

Për të mos folur më pas për merakton e ndaluar nga FIFA dhe situata me gjyqin që ende nuk ka dhënë verdiktin final në Lozanë.

Bylis edhe sot, tregoi se ka kontigjentin e duhur për të ndalur këdo. Ndreca, Murataj, Ntepe dhe të tjerë futbollistë te skuadra e Dovedan, japin garanci për ecurinë e formacionit ballshiot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!