Epilogu i fazës së parë, ka ‘bëma’

Laç: Laçi- Vllaznia 1-0

Bie Vllaznia dhe për ta ndalur mendon Laçi i Shpëtim Duros. Në 90′ lojë, të dyja skuadrat patën shanset e veta por nëse Vllaznia humbi një mundësi me Demir Imerin me topin që stampohet në shtyllë, radha i erdhi bardhezinjëve që me Redon Xhixhën shënojnë golin me vlerën e tri pikëve. Ishte e 88′-ta.

Kamëz: Kastrioti- Kukësi 1-0

Edhe Kukësi dështon të marrë pikë ndaj Kastriotit në Kamëz.Patrik Bardhi vesh spaletat e heroit teksa në të 17′-ën shënon golin e vetëm të takimit.

Fier: Apolonia- Teuta 0-1

Kthehet te fitorja Teuta duke gjetur fitoren minimale në Fier ndaj Apolonisë vendase. Lorenco Vila, sulmuesi më në formë te durrsakët në të 27- kaloi përpara skuadrën e tij duke rezultuar efikas pasi deri në fund, nuk pati gola të tjerë. Teuta ngjitet në kuotën e 13 pikëve.

Korçë: Skënderbeu- Tirana 1-1

Befasia vjen nga Korça aty ku Skënderbeu me kontigjent të ri, arrin të ndalë me një barazim kampionët e Tiranës. Ishte Mara që realizoi në të 42-ën për ‘ujqërit’ ndërsa për bardheblutë goli i barazimit u shënua nga Batha në të 71′-ën.

Elbasan: Partizani- Bylis 0-0

Partizani barazon me Bylis në ‘Elbasan Arena’ 0-0 duke demostruar se te të kuqtë kanë nisur problemet. Çështja ‘Asani’ apo mungesa e teknikut Daja (dyshohet për COVID 19) në pankënë, ndikuan në performacën e Partizanit. Bylis edhe sot tregoi se ka kontigjentin e duhur për të ndalur këdo.

Shifrat e javës së 9-të:

Laçi- Vllaznia 1-0

Skënderbeu- Tirana 1-1

Apolonia- Teuta 0-1

Kastrioti- Kukësi 1-0

Partizani- Bylis 0-0 (Elbasan)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!