Raundi i dytë, Superiorja në mesjavë

Pasi u ndeshën nga një herë, tani skuadrat e Kategorisë Superiore pritet të nisin raundin e dytë sezonal. Në fakt edhe pse klubet e kryeisht trajnerët e tyre janë shprehur se është ende ‘shpejt’, 1/4 e garës u mbyll me triumfin e Vllaznisë duke përfunduar e para me 19 pikë.

Kukësi e nis me humbje dhe e mbyll me humbje ama në përfundim të fazës së parë renditet i dyti. Në vend të dytë me 16 pikë. Thuajse gjithnjë që pas ngjitjes në Superiore.

Kastrioti, surpriza e madhe e edicionit me 13 pikë, së bashku me Teutën, Partizanin dhe Tiranën në kuotën e 13 pikëve.

Pritej më shumë nga Tetua e Tirana, ndërsa Partizani në ‘logjikë’.

Pason Laçi me 11 pikë. Shumë larg pretendimëve. Duro ‘shpëtim’, pasi mori timonin, në dy javë të fundit, 4 pikë. Duket se ka vendosur rend.

Keq edhe Bylis. Vjet ishte surpriza për mirë. Kryesisht në gjysmën e parë sezonale.Pas 9 ndeshjeve e sheh vetën në vend të 8 me po aq pikë.

Skënderbeu i parafundit me 6 pikë ndërsa Apolonia e fundit me 5.

Java e 10 ose e para e fazës së dytë nis të mërkurën.

Kalendari: E mërkurë 23 dhjetor 2020

13:45

Apolonia- Vllaznia

Laçi- Bylis

Partizani- Kastrioti

Skënderbeu- Teuta

Kukësi- Tirana 16:45

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!