Vjen Besa-Egnatia, Dinamo të hënën

Të dielën, Erzeni në një moment jo të mirë në Grupin A, do të presë në ‘Tofik Jashari’ kryesuesit matjanë. Skuadrat gjithnjë këto vite të fundit kanë arfuar duele rivalizuese dhe sfida e radhës për vetë objektivat respektivë, koniderohet më e ndezura e ditës në këtë grup.

Do të jenë në fushë edhe Oriku- Partizani B dhe Veleçiku-Vora. Në dukje duele të ekulibruara…

Ndërkaq, ndeshja kryesore në A, i përket ditës së hënë teksa Dinamo e vendit të parë (bashkë me Burrelin e Korabin), do përballet në Pezë me Besëlidhjen.

Te Grupi B, Besa- Egnatia nuk ka nevojë për ‘analizë’. Ndonëse Besa së fundi me Mergjyshin në stol ka objektiv gjithnjë ngjitjen në elitë, këtë sezon Egnatia e ka seriozisht për të kërkuar biletën e parë që të dërgon në Superiore. Derbi i tyre në Luz, vendi i parë, vendi i dytë, i gjithi për t’u ndjekur.

Por një derbi tjetër luhet pak kilometra më tutje. Në Cerrik, vendasit e Turbinës ndeshën me Elbasanin që ende nuk po sheh dritë duke qëndruar në fund të renditjes me zero pikë. Ndërkaq, Flamurtari me dy fitoret e fundit, premton duel të fortë me Lushnjën me shumë luhatje.

Të gjitha takimet nisin të dielën në 13:30.

Grupi A:

Erzeni-Burreli

Oriku- Partizani B

Veleçiku-Vora

Dinamo- Besëlidhja (të hënën 13:30)

Grupi B:

Besa- Egnatia

Flamurtari- Lushnja

Turbina- Elbasani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!