Dinamo në krye, ngjitet Flamurtari

Kategoria e Parë: Dinamo bashkëkryeson me Burrelin e Korabin në A, Flamurtari mund Elbasanin në ‘Nexhip Trungu’ dhei afrohet kreut te B-ja.

Grupi A:

Partizani B-Dinamo 1-2

Dinamo e Tiranës vijon të fitojë e të ngjitet në krye të klasifikimit në Grupin A të Kategorsë së Parë. Brazilani Velber Almeida dy herë në të 27-ën dhe të 59-ën, gjeti golat sot në Pezë në sfidën Partizani B-Dinamo.

Ndonëse të kuqtë e inferiores e nisën më mirë derbin tjetër të kryeqytetit, një gafë e portierit Teqja në kontoll të topit i dha mundësi bluve të marrin kryesimin.

Topi i goditur nga 27 vjeçari kaloi mes këmbëve të gardianit të formacionit të Dritan Mehmetit. Në pjesën e dytë teksa Peqini e la me 10 futbollistë Partizanin B, erdhi dhe goli i dytë me Velber që ndoqi një top te shtylla e dytë. PartizaniB ka forcë të reagojë , në fund 87-ën shkurton me Bërdufin.

Grupi B:

Elbasani- Flamurtari 0-1

Në takimin tjetër për Grupin B,luajtur në Cerrik mes Elbasanit dhe Flamurtarit, Andi Ribaj me një penallti të shënuar i dha tri pikë të vyera vonjtave. Edhe pse Aliaj doli me të kuqe për Flamurtarin në të 80′-ën. Flamurtari ngjitet në kuotëne 7 pikëve. Për Elbasanin ditën e ‘zeza’ nuk largohen kurrë. I fundit me zero pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!