Shpëtim Duro në seancën e parë me bardhezinjtë…

Nga:Isuf Myrtaj

Debuton nesër në krye të Laçit, Shpëtim Duro përcjell optimizëm te skuadra e re.

Shpëtim Duro në të parën seancë përgatitore si trajner i parë me Laçin. Referuar orarit të ndeshjes së nesërme në ‘Niko Dovana’ 16:45 me Teutën, kurbinasit shfrytëzuan mjediset e kompleksit të Kamzës për t’u ushtruar me një seancë disi impenjative.

Pasi u takua paraprakisht me skuadrën, tekniku i bardhezinjëve Shpëtim Duro ndërsa vetëm mbrëmë firmosi për kurbinasit, filloi nga metodikat e tij në terren. Shpesh u pa me udhëzime të lojës së ndaluar…

Duro, e ka të pamundur nesër të ketë shërbimet e Albion Markut dhe Lukas Ramos, ndërsa pjesa tjetër është e gjitha në dispozicion.

Për t’u parë kompozimi i ri i bardhezinjëve nesër pasi tekniku la pak për të kuptuar se me cilët do prezantohet ndaj durrsakëve. Me gjasë, vetëm për këtë takim, do këshillohet ndjeshëm me ndihmësit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!