Vllaznia motivohet para Partizanit, 5 milion lekë…

Vllaznia -Partizani me tifozë mund të ishte një sfidë makthi sot në ‘Loro Boriçi’. Luhet në 16:45:

Rrëzimi i shkodranëve nga Kategoria Superiore në 23 maj 2018 (java e fundit) për shumë simpatizantë kuqeblu, erdhi nga lëshimi që sipas tyre të kuqtë i bënë Kamzës (0-1 Rezi 49′) pasi Vllaznia ia doli të fitonte në Korçë 1-5.

Gjithësesi, përkundër hamendësimëve të së shkuarës, sfida Vllaznia- Partizani për javën e 8-të të sezonit 2020/21, pritet të shoqërohet nga lufta sportive dhe dëshira për të marrë fitoren.

Në kampin vendas ndërsa Vllaznia udhëheq kampionatin, kërkohet vijimësi. Për të motivuar më shumë skuadrën, sponsori Alban Xhaferi mësohet se ka akorduar 5 milion lekë të vjetra shpërblim nëse skuadra kuqeblu fiton sot ndaj Partizanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!