Brdariç: Në fillim të një procesi, bëjmë maksimumin ndaj Partizanit

Një superfsidë në ‘Loro Boriçi’ që kujton takimet me koeficent të lartë në të shkuarën. Nesër Vllaznia- Partizani duke nisur nga ora 16:45, i gjën skuadrat në krye (Vllaznia 16 pikë e para, Partizani 12 pikë i treti).

Brdariç thotë në konferencë për shtyp se skuadra e tij do të shohë ndeshjet me radhë. I kthehet mbrojtësi Adili ndërsa konsideron largimin e Gungës drejt Kenias për dy javë, mungesë serioze.

Flet Brdariç:

Situata?

Jam shumë i kënaqur që kemi në fushë të gjithë lojtarët dhe jemi përgatitur edhe për ndeshjen e radhës. E di me kë kemi të bëjmë dhe si do veprojmë në fushë. Lojën e vlerësoj në maksimum, duke bërë të njëjtën gjë për të arritur diçka të tillë. Kemi edhe një seancë stërvitore sot, aty ku do marrim përgjigjet e duhura edhe për formacionin me të cilin do të luajmë me Partizanin”

Dunga?

Sigurisht që nuk jam i kënaqur me mungesën e tij, por do shohim çfar do të bëjmë për ta zëvendësuar me jë futbollist të mirëfilltë. Kombinimi me Dilaver dhe Imerit është i përshtatshëm dhe e kemi parë në ndeshjet e kaluar. Kemi zëvendësuar lojtarët jo në pozicione të duhura edhe në të shkuarën, me idenë që të përmirësojnë cilësitë në fushën e lojës. Lojtarët kanë marrë përsipër të luajnë në pozicione që nuk janë të tyret, duke treguar cilësi në to.”

Objektivi?

Në radhë të parë mendojmë të përqëndrohemi nga ndeshja në ndeshje dhe të shijojmë momentin. Jemi në fillim të një procesi të gjatë ndërtimi dhe lojtarët kanë nevojë për motivim dhe mbështetje. T’i japim idenë për uri, që të ecin përpara, nuk mund t’iu jap një përgjigje definitive për një gjë të tillë, kjo do të shihet në vazhdim.”

Kruja -Da Silva gati?  

“Jam i kënaqur që i kam të gjithë lojtarët e mi në dispozicion dhe nesër secili do marrë vendin në fushën e lojës. Do shohim gjendjen aktuale dhe do bëjmë maksimumin që nesër si stoli dhe fusha t’ia bëjë Partizanit ndeshjen më të vështirë”,ndër të tjera tekniku.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!