Teuta e plotë, klubi do kthesën

Ndeshje deçizive për të dyja skuadrat. Teuta-Laçi nesër në ‘Niko Dovana’ (16:45) për të lënë pas krizën. Vendasit vijnë të plotë teksa vetëm Beqja vijon të jetë në rekuperim të vazhdueshëm.

Klubi pasqyron situatën në prag të takimit në rrjete:

“Teuta ka mbyllur sot pasdite përgatitjet për takim e 8-të sezonal ndaj Laçit takim i vlefshëm për Kategorinë Superiore. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe stafit teknik, ekipi ka zhvilluar sot pasdite një seancë të karakterit taktik ku stafi ka dhënë këshillat e fundit në prag të takimit ndaj Kurbinasve. GJËNDJA E EKIPIT—“ Fabian Beqja është e vetmja mungesë për takimin e së dielës. Mbrojtësi vijon fazën e rikuperimit nga dëmtim dhe e bën të pamundur aktivizimin ndaj Laçit. Pjesa tjetër e grupit në gjëndje optimale në prag të takimit” -shkruan klubi i Teutës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!