Java e udhëtuesëve, Tirana ka Bekajn

Tirana kthehet të fitojë me Nevil Deden në timon. Ndaj Laçit në fushën e kurbinasëve, skuadra bardheblu realizoi një supergol me Idriz Bathën në të 38-ën për ta ruajtur me fanatizëm deri në fund.

Një sidë e cila u luajt nën një terren me shi por që tapeti rezistoi për mrekulli. Bardheznjtë që në protje të Pakult sot u drejtuan nga Hima, patën mundësi ideale për të marrë kryesimin teksa në të 35-tën u akordua një penallti çër ta. Mori përsipër nuabueze dhe priti Visar Bekaj.

Ligji i pashkruar ‘po nuk shënove do ta pësosh‘ gjen zbatim në këtë duel nervash. Një sulm nga e majta e Tiranës me topin e kaluar te Batha në hyrje të zonës dhe supergoli i kapitenit kryeqytetas.

Më pas rolin e heroit, vijon ta luajë portieri Visar Bekaj që gjatë gjithë kohës neutralizon mjeshtërisht situatat te porta e tij.

Sakaq, Vllaznia dërrmon Kastriotin 0-3 në Kamzë dhe ruan kreun. Po kështu Kukësi fiton bindshëm në ‘Adush Muça’ 0-3 me Bylis. Goli i dytë nga Ibrahimi gjithë klas…Për tu duartrokitur fitorja e parë e Apolonisë këtë sezon ndaj Skënderbeut 1-0.

Java e 7-të

Laçi- Tirana 0-1

Apolonia- Skënderbeu 1-0

Bylis- Kukësi 0-3

Kastrioti- Vllaznia 0-3

Partizani- Teuta live 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!