Superiorja në fushë, duele jetike

Pa ‘frymë’ te e 7-ta. Ngjet kështu me ngjeshjen e kalendarit të Kategorisë Superiore e cila çdo tri-katër ditë po ecën me javët e parashikuara të këtij edicioni të 82-të futbollistik.

Në Laç, vendasit me aq shumë dilema për stolin, do të drejtohen nga ndihmësit e Nicës që sipas klubit qëndron në shtëpi për probleme shëndetësore. Për tu parë, pasi zëra pranë bardhezinjëve, shprehen se kurbinasit po tentojnë një teknik të ri. Tirana për të vijuar lojën e mirë të shfaqur në derbi e për të marrë fitoren që do ta ngjiste ndjeshëm në tabelë.

Apolonia në shansin e madh për të kthyer besimin se grupi aktual plot me talente, di të sillet si skuadër elite. Ndaj Skënderbeut momenti i kthesës. Paçka se korçarët me fizionomi të re, janë një ekip me emër dhe mund të bejnë keq kudo.

Te Bylis- Kukësi, në lojë të gjitha rezultatet. Ballshiotët e kanë nisur mjaft keq edicionin dhe një tjetër hap fals nesër në ‘Adush Muça’, do t’i përkeqësonte objektivët e tyre. Kukësi vjen me goxha optimizëm. Tri fitore radhazi e bejnë skuadrën e Gegës, favorite.

Vemendje maksimale në Kamzë. Dy skuadrat befasuese të këtyre javëve Kastrioti dhe Vllaznia në duelin për të treguar vlerat reale që mbartin. Shkodranët vijnë me statusin e kryesuesit të Kategorisë Superiore ndërsa krutanët me brishtësinë e një skuadre ende pa humbje.

Ndërkaq supersfida e ditës, luhet në ‘Elbasan Arena’. Partizani dhe Teuta (duke nisur nga ora 16:45), të kuotura skuadra që synojnë kreun, për revanshin e madh. Të kuqtë në vend të dytë pritet të tentojnë tri pikë ndaj një rivali të fortë ndërsa te Teuta duket se kjo përballje, do të jetë vendimtare për fatet e…skuadrës.

Kategoria Superiore, java e 7-të:

E mërkurë 13:35

Laçi-Tirana

Apolonia- Skënderbeu

Bylis- Kukësi

Kastrioti-Vllaznia

Partizani-Teuta 16:45

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!