Teuta nuk shënon as nga 11 metra

Java e 7-të: Partizani- Teuta 0-0

Emiljano Vila dështon të shënojë nga pika e penalltisë.Teuta mbetet e 5-ta me 9 pikë. Të dielën pret Laçin.

Teuta po ajo. Edhe sot në mundësinë më të mirë teksa në fund të ndeshjes me Partizanin fitoi një penallti, nuk arriti të shënojë tri pikë.

Shifrat 0-0 në një duel të luajtur me të kuqtë pritës në ‘Elbasan Arena’, i rritën skuadrat me nga një pikë por tani kreu vjen e largohet dhe vendi i dytë i rri hijshëm Kukësit të Skënder Gegës që arriti fitorën e 4 radhazi.

Sakaq, kthyer te dueli Partizani- Teuta, loja përgjithësisht ishte e zbehtë dhe skuadrat patën frikë të rrezikonin shumë. Për Partizanin një shtyllë nga Solomon fare pak ndërsa penalltia e pritur nga Alban Hoxha në fund të ndeshjes, fare ‘shumë’.

Të dielën ndeshjet e javës së 8-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!