Nuk ia del Prishtina, Lilaj humb penalltinë…

‘FKlodian Duro i ka ndryshuar pamjen Feronikelit dhe këtë po e tregon nga java në javë në Superligën Kosovare. Në ‘Fadil Vokrri’ për javën e 16-të të Ipko-s, Prishtina nuk ka arritur të fitojë ndaj Feronikelit, duke barazuar me rezultat 0-0.

Skuadra bardheblu e Prishtinës pati një mundësi ideale për të kaluar përpara por nga 11 metra larg, korçari Sabien Lilaj, u ndal nga portieri Ilir Avdyli. Ishte e 14-ta.

Me gjithë përpjekjet e të dyja skuadrave deri në fund të ndeshjes nuk pati gol dhe skuadrat mbetën në nivelin e mëparshëm me të veçantën që shtuan nga një pikë në tabelë.

Nesër luhen dy takime ndërsa të dielën dy të tjerat e javës së 16-të.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!