Drenica 4 humbje radhazi, Gjilani thyhet keq…

Në pritje të superkatmimit Drita-Ballkani por dhe Llapi-Besa nesër për javën e 16-të të Ipko Superligës së Kosovës, sot u luajtën dy ndeshje.

Befasuese humbja e Gjilanit 3-0 fill pas divorcit të Gentian Mezanit javën e kaluar. Në Mitrovicë Trepçia’89, e shpartalloi në të gjitha drejtimet ekipin nënkampion te sezonit të kaluar.

Edhe ndeshja tjetër e ditës mes Arbërisë dhe Drenicës së Skënderajt, luajtur në Prishtinë, foli për debutuesit nga Lipjani. Kjo sfidë u vendos në fraksionin e dytë teksa Arbëria shënoi golin e vetëm me Bytyqin duke siguruar tri pikë.

Ndërkaq skuadra e Devollit merr humbjen e 4 radhazi çka e ka detyruar ekipin nga Skënderaj të kaplohet nga zona e kuqe e tabelës me 18 pikë.

Trepçia ’89-Gjilani 3-0

Arbëria-Drenica 1-0 (luajtur në Prishtinë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!