Ndreu: Këtë radhë luajmë për…kampionat

Trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu, doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, për të folur lidhur me transfertën e nesërme me Teutën. Tekniku i pamposhtur në këto 5 javë, tha ndër të tjera se vlerëson Teutën por ndeshja e Kupës me atë të kampionatit janë tërësisht ndryshe duke lënë për të kuptuar se synon pikë. Shton se ka disa mungesa…

Ndreu:

Si është gjendja ë para ndeshjes me Teutën?

“Fatmirësisht skuadra gëzon formë të mirë dhe përgatitemi për ndeshjen me Teutën, kuptohet ndaj një kundërshtari të fortë që është përmirësuar shumë sivjet. Megjithatë ne i kemi bërë përgatitjet tona dhe shpresoj që lojtarët tanë të japin maksimumin, të jenë të kujdesshëm për të marrë atë që ne po përgatitemi, pra që të mos dalim pa pikë”

Humbja në Kupë ?

“Nuk ndikon ndeshja e Kupës, pasi ne nuk e kishim objektiv atë kompeticion dhe aktivizuam ekipin e dytë. Kështu që nuk ka fare ndikim. Jemi optimistë, kemi gjendje të mirë dhe në futboll gjendja psikologjike është shumë e rëndësishme. Kështu që në këtë pikë ne jemi të avantazhuar. Megjithatë nëse nuk jep maksimumin nuk merr asgjë”

Sa shqetësuese janë dëmtimet momentalisht?

Ky është problemi ynë, pasi në Durrës ne shkojmë thuajse të përgjysmuar. Kemi 4-5 lojtarë që nuk janë për lojë dhe është një minus i madh, por kam besimin maksimal se lojtarët që do të luajnë do të jenë të angazhuar për të thënë që ne vlejmë dhe ne do japim më të mirën për të zëvendësuar lojtarët që mungojnë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!